Kryeministri Edi Rama ka qenë sot duke ndjekur procesin e vaksinimit të operatorëve turistikë në Durrës, ku një djali i ri ia tërhoqi vëmendjen kryeministrit.
I riu që priste në radhë për t’u vaksinuar kishte veshur pantallona xhins të çara në pjesën e gjurit.
“T’i kam zili pantallonat. I kam pas veshur edhe unë njëherë, por tani nuk i vesh dot më”, i tha Rama me shaka.
“Rrofsh”, i përgjigjet i riu duke qeshur.

