fbpx

“Ti ke hyrë nga vrima”. Plasin akuzat dhe debatet mes deputetëve në Parlament

Pasi Ralf Gjoni plasi akuzat ndaj Spartak Brahos, ky i fundit menjëherë replikoi.

“Sot Baba Taku nga çanta e zezë ka marrë çantën e bardhë”, tha Gjoni, ku Braho në foltoren e Kuvendit tha se atë e ka peshuar një popull i tërë gjithë këto vite në Kuvend kurse Gjoni është futur rastësisht në atë sallë.

“Ralf Gjoni ka hyrë në parlament nga vrima. Unë që në 97, 23- 24 vite në Kuvend, më ka peshuar populli”, tha Braho ndër të tjera.