fbpx

“Ti më bën dot mua kështu?”. Mjekja zbulon kërkesën e Gent Zenelajt

genti.png

Mjekja estetike,e njohur njëkohësisht edhe si doktoresha e VIP-ave, Lida Hoxha ishte e ftuar mbrëmë në emisionin ‘Soiree’.

Hoxha  ka treguar se janë të shumtë personazhet publikë që shkojnë te ajo me qëllim përmirësimin e imazhit por kryesisht për të rënë në peshë.

Doktoresha ka marrë si rast konkret aktorin e humorit Gentian Zenelaj. Ai i është drejtuar Lidës për të bërë balonin gastrik i cili siguron rënie të sigurt dhe të shpejtë nga pesha. Në studion e ‘Soiree’ Lida ka treguar se çfarë i ka thënë Gentiani.

“Të them si më ka ardhur Genti në klinikë. Kishte një foto kur ka qenë 18 vjeç dhe më thotë mua ‘ti më bën dot përsëri kështu?’. Një moment thashë ‘po ta shikojmë gjatë rrugës’. Ne jemi akoma në këtë udhëtimin tonë. Nuk ka mbaruar udhëtimi jonë me Gentin. Duhet një vit kohë që ta shikojmë të gjithë rezultatin. Ai ndihet i lumtur, por mendoj se nuk është vetëm çështje aparence. Genti kishte dhe pak probleme, e lodhte mbipesha. Kështu që le ta shohim më pak të rrumbullakosur, por jo shumë të dobët”, ka treguar Lida Hoxha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303