fbpx

“Ti më ke përndjekur? Maskara”. Irini Qirjako rrëfen skenën e xhelozisë së burrit

Këngëtarja e muzikës popullore, Irini Qirjako ka qenë e ftuar në emisionin “Mes Yjesh’, ku ka rrëfyer një episode xhelozie të bashkëshortit të saj.

“Në fillim kur u futa në ansambël ishte meraku i madh, mbaj mend kur u nisa, unë e kisha shtëpinë tek Shallvaret, dhe nisesha çdo mëngjes në punë në Teatrin e Operas. Një ditë kur po kthehesha më pyet bashkëshorti: Nga erdhe ti? Nga cila rrugë? Pse i thash, ti më ke përndjekur mua? Maskara! Më hypën nervat, u zumë u bëmë dhe pastaj kaloi!”– tregoi Irini.