fbpx

Tifozi i propozon të dashurës, përpara syve të trajnerit portugez Jose Mourinho

Jose-Mourinhi-tifozi-propozim.jpg

Një tifoz i Romës ka menduar t’i propozojë të dashurës së tij përpara syve të trajnerit portugez Jose Mourinho.

Pas stëërvitjes që skuadra kreu në Portugali, një tifoz i zjarrtë i verdhekuqve ka menduar të surprizojë të dashurën e tij, duke i propozuar për martesë.

Si duket për këtë propozim ishin në dijeni vetëm tifozi në fjalë dhe punëtorët e mediave sociale të Romës, pasi Jose Mourinho, stafi i tij dhe e dashura e tifozit u zunë në befasi.

Fillimisht çifti bëri një foto me Mourinhon, para se tifozi t’i kërkoj portugezit të qëndroj për disa sekonda, pasi qëllimi i tij është që ta ketë ‘Special One’-n dëshmitar të kësaj ngjarje.

Mourinho fillimisht nuk e kishte të qartë se për çfarë bëhej fjalë, por pastaj qëndroi dhe u emocionua.

Tifozi i Romës i propozoi të dashurës për martesë dhe mori një përgjigje pozitive, derisa Mourinho me stafin e tij duartrokitën për idenë origjinale të tij.

Roma ka shpërndarë videon në rrjetet sociale, derisa kanë mjaftuar pak minuta që ky tifoz të bëhet viral dhe tani mund ta sheh vetën në gjitha mediat botërore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303