Timberlake dhe Jessica Biel, të lumtur me martesën e tyre

Këngëtari i njohur me famë botërore Justin Timberlake që nga viti 2012, është i martur me aktoren amerikanee Jessica Biel. Romanca e çiftit u godit nga thashethemet për një ndarje, pasi Justini ishte kapur me Alisha Wainwrightin gjatë një nate të këndshme në nëntor.

Këngëtari i shumë hiteve 39-vjeçari Timberlake dhe aktorja e “The Sinner”, 37 -vjeçarja Biel, dukeshin vërtet të lumtur pranë njëri- tjetrit, derisa bashkë me ta u pa edhe djali i tyre Silasi, në një drekë të vonë në qendër të Manhattanit.

Justini shfaqej mjaft i dashuruar me Jessicën, duke e afruar afër vetes në shumicën e kohës.