fbpx

Tirana dhe Kukësi nuk dinë të shënojnë; tifozët bardheblu konfrontohen me futbollistët

tir-kuk.png

Tirana dhe Kukësi nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola, ndërkohë që në fund të ndeshjes tifozët bardheblu u futën në fushë dhe u konfrontuan me lojtarët e skuadrës së tyre dhe vetëm falë policisë situata nuk degjeneroi.

Sfida nisi më mirë për bardheblutë, që ishin dukshëm më kërkues dhe arritën të zhvendosin lojën në gjysmëfushën e veri-lindorëve, ndërsa rasti më i mirë ishte ai i mbrojtësit Erjon Hoxhallari, që gjuajti fort nga rreth 40 metra distancë, por topi u përplas në traversë dhe më pas përfundoi në këndore.

Pavarësisht lojës së mirë të bardhebluve, rastin më të mirë e pati Kukësi, që fitoi një 11-metërsh me anë të sulmuesit Reginaldo, i cili mori bukur një top në zonë dhe shmangu daljen e portierit Abibi, duke e detyruar këtë të fundit, ta ndalë me faull. Gjithsesi ishte vetë portieri i ri i bardhebluve, Abibi, që pasi u ndëshkua edhe me karton të verdhë, hipnotizoi sulmuesin nga Mozambiku dhe arriti të presë mjaft bukur 11-metërshin, duke ruajtur të paprekur portën e Tiranës.

Pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit të takimit, disa dhjetëra tifozë të Tiranës u futën në fushë dhe filluan konfrontimin me futbollistë të skuadrës bardheblu, situatë kjo aspak e këndshme, që zgjati për 2-3 minuta, deri sa ndërhynë forcat e policisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *