fbpx

Tirana ‘nën’ ujë, Veliaj: Pa panik, Lana është në shtrat…

velooo.jpg

Prej mesditës të së hënës, Tirana është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu, stuhi të forta dhe rrufe.

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, përmes një postimi në “Twitter” thotë se kjo sasi reshjesh është sa për të gjithë muajt e fundit bashkë në Tiranë, ndërkohë që bën apel për sa më shumë solidaritet.

“Ka qenë 1 natë sfiduese për TR me shi, sa gjithë muajt e fundit bashkë. Në zona informale me ndërtesa nën nivelin e kolektorëve kemi probleme me ujin @BashkiaTiranë në gatishmëri! Si për tërmetet, do t’ia dalim dhe kësaj here me shirat. Pa panik e me solidaritet”, shkruan Veliaj.

Era e fortë ka shkaktuar edhe rrëzimin e disa pemëve, por punonjësit e të gjithë ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës kanë qenë në terren gjatë natës, dhe situata mëngjesin e së martës paraqitet më e normalizuar.

Sakaq, kryebashkiaku Veliaj thotë se po ndërhyhet në të gjitha lagjet e kryeqytetit.

“Shkollat janë hapur, Lana është në shtrat dhe rrugët qytetase janë të kalueshme, po heqim pemët e fundit nga stuhia. Në zonat informale ekipet e emergjencave po pompojnë ujin nga shtëpitë nën nivel të kolektorëve. Çështje kohe sa të mbërrijmë tek secila. #Floods”, shkruan ai.

ti tir tira tiran tirana 1 tirana 2 tirana
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303