Tirana tregon “dhëmbët” përballë Tërbunit

Tirana ka shkëlqyer në miqësoren e zhvilluar ditën e djeshme në “Selman Stërmasi” teksa ka mposhtur Tërbunin me rezultatin e thellë 5-0.

Skuadra e Memës, e ka dominuar krejt takimin, duke likuiduar pukjanët, që këtë sezon do të militojnë në Kategorinë e Parë.

Ishte sulmuesi Dunga, ai që hapi serinë e golave në minutën e 14-të, teksa për të dyfishuar shifrat mendoi mesfushori Edon Hasani. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin 2-0 në favor të bardhebluve, teksa në të dytën, 24 herë kampionët e vendit, realizuan edhe 3 gola me anë të Ngo dhe Dajës, ky i fundit shënoi dopietë.