13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

Tirana / Ze Maria jashtë kontrollit, ulëret dhe thyen gjithçka në dhomat e zhveshjes

spot_img

Trajneri i Tiranës, Hoze Marselo Ferreira, dje ka dalë jashtë kontrollit dhe sjellja e tij ka qenë jashtë etikës së një trajneri.

Ose të paktën, ato që u panë dhe u dëgjuan dje në “Selman Stërmasi” ishin të frikshme.

Sipas “Panorama Sport”, braziliani me të mbaruar ndeshja është futur në dhomat e zhveshjes dhe për gati 15 minuta u ka ulëritur futbollistëve për humbjen ndaj Laçit.

Braziliani ka kritikuar shumë ashpër lojtarët e skuadrës për performancën e tyre.

Zëri ka qenë në kupë të qiellit, saqë gazetarët e pranishëm në zonën miks dhe “stjuartët” kanë vënë duart në kokë për atë që shihnin dhe dëgjonin.

Por, ulërimat kanë qenë një pjesë e “momentit të errët” të Ze Marias.

Mbi dhjetë herë braziliani ka goditur me gjithë forcën derën e dhomës së zhveshjes. Hynte dhe dilte, duke ulëritur, sharë e goditur gjithçka e çdokënd që i dilte përpara.

Momenti i errët i “kampionit” ka zgjatur për 15 minuta, me brazilianin që ka thyer gjithçka dhe më pas ka qëndruar në korridor për shumë minuta, duke reflektuar për situatën.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat