fbpx

Tiranë, 21-vjeçari nga fshati Tapizë largohet nga shtëpia, familja denoncon në polici

Largimi-nga-shtepia.jpg

Foto ilustruese

Një 21-vjeçar është larguar nga shtëpia e tij më datë 25. 03. 2017 pa lënë asnjë adresë.

I riu B. F., është larguar nga banesa para një viti e 7 muajsh dhe prej tij nuk dihet asnjë gjurmë, kjo ka bërë që familjarët t’i drejtohen policisë.

Ka qenë e ëma e tij, L. F., 39- vjeçe, banuese në fshatin Tapizë, që ka denoncuar largimin nga banesa e të  birit.

Pas kallëzimit policia po punon për gjetjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09. 10. 2018, shtetësja L. F., vjeçe 39, banuese në fshatin Tapizë, kallëzon se, më datë 25. 03. 2017, i është larguar nga banesa, djali B. F., vjeç 21. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *