fbpx

Tiranë / Abuzoi seksualisht në mënyrë të përsëritur me një 14-vjeçare, ndalohet i riu

sex.jpg

Një 25-vjeçar në Tiranë është ndaluar nga policia pasi dyshohet që të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. I riu Xh.M., ka abuzuar me 14-vjeçaren në mënyrë të përsëritur.

Po ashtu, njoftohet se në pranga janë vënë edhe shtatë qytetarë të tjerë për vepra të ndryshime penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë të shtetases A.Q., 43 vjeçe, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua  12 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit canabis sattiva.

Në pranga është vënë edhe  G.M., 25 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për shkak të detyrës.

21-vjeçari F.Xh, u arrestua pasi plagosi me thikë 27-vjeçari A.T., për motive të dobëta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të :

E.K., 38 vjeç, H.Z., 26 vjeç, L.T., 33 vjeç dhe A.R., 53 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303