fbpx

Tiranë, aksident tek “Tre Dëshmorët”, motori përplas këmbësoren 75-vjeçare

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Tre Dëshmorët” në kryeqytet.

Mjeti motorr me drejtues K.N. ka përplasur këmbësoren 75-vjeçare e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i motorit u shoqërua në Komisariatin e Policisë nr.6 për veprime të mëtejshme.

Informacioni i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”, mjeti motorr me drejtues K.N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen V.Z.,75 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.