fbpx

Tiranë, operohet nga zemra pacientja e parë me Covid

Një 56-vjeçare e infektuar me Covid është pacientja e parë që i është nënshtruar një ndërhyrje në zemër. Ekipi i kardiokirurgëve i kryesuar nga doktor Altin Veshti ka bërë të mundur që gjithçka të shkojë mirë.

Gruaja është paraqitur në spital me shqetësime të zemrës. Ajo dhe stafi që realizoi ndërhyrjen nuk ishin në dijeni se pacientja ishte e prekur nga koronavirusi, por respektimi i protokolleve ka bërë të mundur që asnjë të mos infektohet prej saj.

56-vjeçarja është një rast i rrallë edhe për vetë mjekët. Këtë të martë ajo ka lënë mjediset e Spitalit Infektiv pasi është shëruar jo vetëm nga zemra, por edhe nga koronavirusi.