fbpx

Tiranë, plagosi me thikë 23-vjeçarin, kapet i riu

thike-vrasje.jpg

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi mbrëmjen e djeshme (20 korrik) plagosi me mjet prerës një 23-vjeçar.

Policia thotë se në pranga u vu shtetasi me iniciale L. H.,18 vjeç banues në Tiranë.

“Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas gjatë një konflikti , ndodhur në rrugën “Besim Alla” dyshohet se ka  goditur me mjet prerës   shtetasin L. T.,23 vjeç, banues në rrugën “Besim Alla” Tiranë, duke i shkaktuar plagë të rënda i cili aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303