Tiranë/ Qëlloi me armë zjarri makinë e xhaxhait, kapet i riu

arrestim-pranga-policia-600x360.jpg

Një sherr mes familjarëve ndodhi të shtunën që lamë pas për një pronë mes vëllezërve.

Për pasojë një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi qëlloi me armë zjarri makinë e xhaxhait

Njoftimi zyrtar:

Kapet dhe ndalohet autori që qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij, pas konfliktit për motive pronësie, më datë 15.11.2019, në fshatin Maknor, Pezë. Sekuestrohet arma me të cilën është bërë qitja. Në vijim të punës së bërë nga Policia e Tiranës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Maknor, Pezë, falë veprimeve të shpejta dhe të mirëorganizuara, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: S., 20 vjeç, banues në Maknor, Pezë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie të ndodhur më datë 15.11.2019, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij shtetasit Xh. S., duke shkaktuar dëme materiale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën është kryer qitja Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të shtetasit E. S.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303