fbpx

Titullarë dhe të dëmtuar, java e legjionarëve në kampionatin grek

Lila.jpg

Andi Lila gjatë një dyluftimi

Tashmë futbollistët shqiptarë prej vitesh janë të shumtë në kampionatin grek të futbollit. Në vendin fqinj luajnë shumë nga lojtarët kuqezi, të cilët javë pas javë mundohen të jenë protagonistë.

Në javën e shtatë të kampionatit grek u luajtën 4 sfida. Takimi mes Larisës dhe Lamia pa sahitin dhe Andonin titullarë për vendasit, por ishin të pafat, pasi u mposhtën 1-2.

E për më tepër, Suad Sahiti, ish-lojtar i Skënderbeut, u dëmtua që në fillim të sfidës, duke dalë nga fusha e blertë në minutën e 12-të. Andoni luajti 90 minuta, por dështoi të lërë gjurmë. AEK-u mori një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Smyris.

Për këtë të fundit luan mesfushori kuqezi Gjino, ndërsa ngjyrat e AEK-ut i mbron Astrit Hajdereviç, i cili ishte në tribunë. Skuadra e Panetolikos mori një fitore me vlera 0-2 në fushën e Pas Janinës, skuadër me të cilën luan edhe Andi Lila.

Mesfushori i kombëtares luajti sërish 90 minuta dhe duket i paprekshëm te Janina. Te Panetolikos mungoi mbrojtësi i ri, Mihaj, i cili u dëmtua me Shqipërinë gjatë miqësores kundër Jordanisë. Durmishaj vazhdon të jetë titullar te skuadra e Panonios.

Sulmuesi kryesor e kësaj skuadre është shndërruar në një lider në repartin e prapavijës dhe një lojtar kyç i skuadrës, por nuk arriti të bëhet protagonist në humbjen 1-0 kundër Panathinaikos, skuadër ku aktivizohet mesfushori Kaçe, i cili nuk është riaftësuar ende nga dëmtimi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *