fbpx

‘T’ja jap minutat e mia kryetarit…?’ Vijon ironia në Parlament

hyseni.png

Ka plasur ironia ditën e sotme në Parlament. Pas leximit të rendit të fjalës, drejtuesja e seancës Vasilika Hysi është ndërprerë nga deputetja Edlira Hyseni.

Hyseni ka kërkuar që minutat e saj, t’i kalojnë kreut të grupit të saj parlamentar, Nimet Musait, ndërkohë që kërkesa e saj është refuzuar nga Hysi.

Edlira Hyseni: Mund t’i jap kohën tim kryetarit…

Vasilika Hysi: Renditja ndryshon para se të lexoja emrat, besoj se kaq kohë sa keni në Kuvend duhet ta kishit përvetësuar rregulloren. Vazhdoni ju lutem.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303