Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Burrel – Skuraj, ku janë plagosur tre bajza.
Makina e tyre u përmbys në rrugë në vendin e quajtur “Ish-pularia”.
Mjeti i cili po udhëtonte drejt Tiranës është përplasur me anën e sipërme të rrugës, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima. Tre vajzat kanë marrë lëndime jo të rënda dhe u dërguan në spitalin e Burrelit për mjekim.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga përgjumja e drejtueses së mjetit.

