Tjetër bilanc i zi nga Italia, mësohen shifrat e 24 orëve të fundit

Në Itali shifrat janë gjithnjë e më të frikshme.  Bilanci i kësaj lufte kundër covid-19 sa vjen e rëndohet.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 683 viktima, duke e çuar në 7503 numrin total të jetëve të humbura.

Ndërkohë janë 74.386 persona të infektuar, më shumë se 5000 brenda 24 orëve.

Italia numëron në total 9362 të shëraur, ndërkohë që 3489 janë në spital në gjendje kritike për jetën.