Tjetër gafë epike/ Lulzim Basha ‘godet sërish’, ngatërron emrin e aktorit: Si e kishte, Flamur apo…?

ky.png

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë konferencës për shtyp lidhur me krizën energjitike, është ndalur dhe te protesta e zhvilluar dy ditë më parë nga shoqëria civile.

Kryedemokrati i ngatërroi emrin aktorit Florian Binaj, i cili ishte i pranishëm në këtë protestë.

“Ky ishte apo jo, nuk ishte ai tjetri që doli në protestë, si e ka emrin ai aktori Binaj, Flamur Binaj? Flor Binaj, Flori nuk ishte Flori”, tha Basha.

Kujtojmë që Flor Binaj imiton kryeministrin Edi Rama në spektaklin e humorit “Portokallia’.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303