fbpx

Tjetër goditje për Rusinë/ YouTube bllokon Russia Today dhe Sputnik në të gjithë Europën

tu.png

Një tjetër goditje vjen për Rusinë. Sipas një postimi në Twitter nga Google, bëhet me dije se YouTube ka bllokuar kanalet e mediave shtetërore Russia Today dhe Sputnik në të gjithë Europën  përfshirë Britaninë e Madhe.

“Për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, ne po bllokojmë kanalet e YouTube të lidhura me RT dhe Sputnik në të gjithë Europën, të cilat hyjnë në fuqi menjëherë. Ekipet tona do të  vazhdojnë të monitorojnë situatën gjatë gjithë kohës për të ndërmarrë veprime të shpejta”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303