Tjetër grabitje, ‘boshatisen’ 3 biznese në Tepelenë

Policia-Sarande.jpg

Një tjetër grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ditën e sotme në qytetin e Tepelenës. Mësohet se 3 biznese janë boshatisur nga disa persona të maskuar, të cilët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Sipas informacioneve, grabitja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Maskat vodhën një supermarket, një dyqan pastiçerie dhe një bulmetore. Policia po heton ngjarjen për kapjen e autorëve.

Deri më tani, lajmërohet se kamerat e sigurisë nuk kanë kapur asnjë nga autorët për të bërë më pas identifikimin e tyre. /real-news.tv

scroll to top