fbpx

Tjetër grabitje, Policia del me njoftimin urgjent, zbërthen fije për pe ngjarjen e rëndë

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-3.jpg

Një pikë karburanti ka rënë pre e grabitjes. Mësohet se 3 persona ende të paidentifikuar nga policia kanë vjedhur xhiron ditore të një karburanti në dalje të qytetit të Bilishtit.

Sipas informacioneve nga policia bëhet e ditur se është marrë një shumë prej 160 mijë lekësh dhe 160 euro.

Mësohet se tre personat pasi kanë hyrë në ambientet e brendshme të karburantit kanë kërcënuar punonjësin dhe më pas kanë marrë lekët dhe janë larguar.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303