Tjetër grup kriminal bie në pranga, 6 shkodranë kapen me thasët me kanabis

policia-renea.jpg

Vijon vala e arrestimeve të anëtarëve të bandave kriminale në Shqipëri. Në Shkodër, u vunë në pranga gjashtë persona, të cilët sipas policisë ishin një grup i strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Policia në operacionin e koduar “Tamara” sekuestroi edhe 80 kg kanabis. Arrestimet erdhën pasi disa muajve hetime të policisë dhe Prokurorisë së Shkodrës.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale Trafikim i lëndëve narkotike” dhe  “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” në bashkëpunim.

Në pranga ranë, Gjeto Pepaj 44 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Pëllumb Murçaj 42 vjeç, banues në Vukël, Lazer Murçaj 31 vjeç, banues në Vukël, Ndue Nilaj 52 vjeç, banues në Vukël,

Kristian Bujaj  18 vjeç,  banues në fshatin Dobri, Lavdrim Nikaj 34 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas policisë, ky grup e kishte shtrirë aktivitetin kriminal në qytetet Shkodër, Malësi e Madhe, Mali i Zi. Ata u kapën në flagrancë në fshatin Tamarë tek “Përroi i Pojata” ku po kryenin transportimin e lëndës narkotike. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 80 kg Cannabis Sativa.

Në këtë grup kriminal të gjithë personat kanë pasur rolin e tyre. Droga sigurohej në një kohë të shkurtër, me qëllimin më tej, shitjen dhe trafikimin e saj.

Foto nga Policia e Shtetit

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303