Tjetër lajm i rëndë/ Policia ngrihet në këmbë, 32-vjeçari abuzon se*sualisht me të miturën

mitur.jpg

Policia ka shpallur në kërkim një 32-vjeçar pasi akuzohet se 2 vite më parë dyshohet se ka abuzuar se*sualisht me një 13-vjeçare.

Nuk dihet se pse denoncimi i këtij rasti është bërë me kaq vonesë nga e mitura, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kësaj vepre penale.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L. A., 32 vjeç, pasi dyshohet se në vitin 2019 ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Tiranës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303