Tjetër ngjarje e rëndë, hidhet nga kati i katërt i spitalit, vdes në vend gruaja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para gjysmë ore në Tiranë. Bëhet me dije se një e moshuar 65 vjeçare me inicialet M.Sh ka ndërruar jetë duke u vetëhedhur nga kati i katërt i një spitali.

“Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 18:20 në rrugën e “Dibrës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i spitalit shtetasja M. Sh.,65 vjeçe  e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.