21.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Tjetër ngjarje e rëndë/ Zhduket biznesmeni i njohur, zbardhet telefonata e fundit me nënën e tij

Një tjetër ngjarje po ngre në këmbë Greqinë. Një biznesmen është zhdukur në mënyrë misterioze në bashkinë e Glyka Neras në Greqi.

Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Stavros Dogiakis, për të cilin nuk ka gjurmë.

Sipas mediave greke, familjarët kanë publikuar edhe të dhënat e tij duke bërë thirrje për çdo informacion që mund të shërbejë në gjetjen e biznesmenit.

Ai ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Smart” me targa ZHA-8898 dhe nuk është parë më që prej ditës së djeshme.

Komunikimi i fundit ishte me nënën e tij, të cilën e pyeti nëse i kishte pirë ilaçet.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat