fbpx

Tjetër protestë në Shqipëri

Screenshot_8-8.jpg

Tjetër protestë mbahet në Shqipëri. Pas studentëve që kërkojnë ulje të tarifave dhe banorëve të zonës së “Astirit” që kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e tyre që shemben nga projekti i Unazës së Madhe në Vlorë, një protestë është mbajtur para bashkisë së qytetit të Vlorës.

Banorët që u prekën nga ndërtimi i rrugës Tranballkanike në Vlorë kanë protestuar para bashkisë së qytetit pasi ende nuk kanë marrë shpronësimet, edhe pse rruga është përfunduar prej kohës.

Edhe pse prej 6 muajsh është marrë konfirmimi nga Ministria e Infrastrukturës,familjet ende nuk kanë marre paratë.

Banorët deklarojnë se janë me dokumentacion të rregullt dhe zgjidhjen e tyre do ta kërkojnë edhe në Tiranë pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Bashkia e Vlorës. Shtëpitë e tyre janë shembur para tre vitesh kur u nisi edhe projekti për ndërtimin e rrugës Transballkanike

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303