Tjetër reagim nga Athina: Jepini minoritetit të drejtat që i takon

Screenshot_11-11.jpg

Zëvendësministrja greke e mbrojtjes së qytetarit, Katerina Papakosta, kur thotë se duhet hapur një dialog mes Shqipërisë dhe Greqisë për të drejtat e minoritetit, madje përmend edhe Bashkimin Evropian kur thotë se ky është një kusht për integrimin. Ky është reagimi i radhës që vjen nga Athina zyrtare në një situatë replikash që pasuan ceremoninë e varrimit të ekstremistit të vrarë në Bularat, Konstantinos Kacifas, mes thirrjeve anti-shqiptare, pasuar me shpalljen non grata nga Tirana të 52 grekëve.

“Me Shqipërinë duhet të hapim një dialog të sinqertë dhe të thellë për të drejtat e minoritetit grek në funksion të pespektivës së tyre evropiane. Shqipëria duhet ta pranojë se ashtu sikurse kërkon autonominë apo pavarësinë për shqiptarët jashtë vendit të tyre, duhet edhe të sigurojë të drejtat e minoritetit grek. Këto janë kushte për integrimin në Evropë”, thotë zv/ministrja greke.

Një ditë më parë, Policia e Shtetit shpalli persona të padëshiruar në Shqipëri 52 grekë, që cënuan integritetin territorial të vendit me thirrje e parrulla antishqiptare gjatë funeralit të Kaçifas.

scroll to top