fbpx

Tjetër rekord i frikshëm, shifrat janë shumë të rënda në 24 orët e fundit

Sot është mësuar se 24 orët e fundit ka një rritje masive të të infektuarve me koronavirus. Mësohet se janë regjistruar 301 raste të reja.  Ky është një rekord i ri i rasteve të reja.

Ndërkohë që 4 persona humbin jetën nga COVID gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot gjithashtu se  të shëruarit janë 58.

Situata në spitale është si më poshtë: Të shtruar në spitale 255, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.