Tjetër rrezik për Notre-Dame

notre-dame-2-1.jpg

Arkitektët që po punojnë në restaurimin e Notre-Dame po nxitojnë që të mbulojnë katedralen para se shiu të shkaktojë dëme të tjera.

Meteorologët kanë paralajmëruar reshje shiu e madje edhe stuhi gjatë këtyre ditëve.

Një pjesë e katedrales është tashmë e zhytur në ujë pas ndërhyrjes së zjarrfikësve për të shuar zjarrin. Arkitektët kanë frikë se reshjet e mëdha mund të rezultojnë në dëme të pariparueshme.

Fillimisht grupi i arkitektëve ka menduar të vendosë një lloj pëlhure kundër shiut dhe për këtë kanë ftuar alpinistët të ndihmojnë në vendosjen e saj.

Arkitektët po mendojnë për të ngritur një çadër të madhe për të mbrojtur të gjithë strukturën gjatë kohës së rindërtimit./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303