Tjetër skandal përgjimesh, PD reagim rrufe: Tregon që Rama dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë…

rama-me.png

Partia Demokratike ka reaguar përmes ish-deputetit Aldo Bumçi për incidentin diplomatik që I ka ndodhur kryeministrit të Maqedonisë së Veriut i cili ra pre e një mashtrimi të bërë nga disa aktorë rus përmes bisedave telefonike.

Bumçi shprehet se Zaev pohon se projekti për ndarjen e Kosovës është i vërtetë që iu përket sipas tij interesave serbe dhe ruse të intertesuara për skenare ogurzeza duke cënuar në këtë mënyrë rëndë interest e shtetit më të ri në Europë.

“Kjo është tradhti e lartë ndaj interesave kombëtare dhe mos distancimi për asnjë moment i Edi Ramës nga ky projekt, dhe me keq akoma vazhdimi i mbështetjes së këtij projekti me deklarata dhe forma të tjera edhe pas Samitit të Berlinit tregon që Rama dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë me këmbëngulje në këtë drejtim”, deklaroi Bumçi nga selia e PD-së duke shtuar se, për interest dhe pushtetin e tyre janë gati të zhbëjnë arritjet historike të Kosovës..

Deklarata e plotë:

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pohon dhe një herë që projekti për ndarjen e Kosovës është i vërtetë, dhe ndryshe nga çfarë është përpjekur ta paraqes Edi Rama në fakt ky është një projekt serb që i shërben interesave serbe dhe ruse, dhe qarqeve të caktuara që janë të interesuara për çdo lloj skenari ogurzi duke cenuar rëndë interesat e Kosovës.

Kjo është tradhti e lartë ndaj interesave kombëtare dhe mos distancimi për asnjë moment i Edi Ramës nga ky projekt, dhe me keq akoma vazhdimi i mbështetjes së këtij projekti me deklarata dhe forma të tjera edhe pas Samitit të Berlinit tregon që Rama dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë me këmbëngulje në këtë drejtim.

Ky është një lajm ogurzi për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët në rajon, që tregon se fatet e kombit janë në duart e një grupi njerëzish të papërgjegjshëm që për interesat dhe pushtetin e tyre personal janë gati të tregtojnë dhe të zhbëjnë arritjet historike që kanë ardhur nga sakrifica sublime.

Partia Demokratike i bën thirrje shqiptarëve dhe partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE  që të mos lejojnë zbatimin e këtij projekti anti-europian dhe anti-NATO që është kundër paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në rajon dhe më gjerë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303