fbpx

Tjetër takim mes Albin Kurtit dhe Mustafës, ja çfarë vendosën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka patur një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka përfunduar pa një marrëveshje konkrete për bashkëqeverisje.

Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa, me të përfunduar takimi, bëri të ditur se të dy liderët janë pajtuar që të takohen sërish deri në arritjen e një marrëveshjes.

“Takimi i nisur nga ora 17:00 ka përfunduar para pak çastesh, e gjithë ajo për çfarë janë marrë vesh është për të intensifikuar takimet deri në arritjen e marrëveshjes”, tha Mustfa, para mediave.

Ky është takimi i dytë pas atij të hënës së kaluar i cili po ashtu përfundoi me marrëveshje për takime të radhës.