Një tjetër ngjarje tragjike është shënuar në Tiranë, ku një punëtor mësohet se ka rënë nga lartësia në pallatin ku punonte duke gjetur vdekjen.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.09.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi I.B., 56 vjeç, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

