Tjetër tragjedi në Wrestling, humb jetën keçistja e njohur

Ashley Marie Massaro , ish-mundësja  e WWE e cila njihet  edhe për paraqitjen e saj në “Survivor:China”, ka vdekur të enjten në mëngjes.

Ylli televiziv vdiq për shkaqe të pazbuluara në moshën 39-vjeçare në një spital në Nju Jork.

Ndërsa autoritetet nuk zbuluan detajet e vdekjes së saj.

“Ajo nuk po klasifikohet si një rast penal”, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë në Suffolk për People.

 

Ajo ka fituar ‘Diva Search në WWW’ në vitin 2005, e cila rezultoi në një kontratë një-vjeçare prej 250 mijë dollarë.

Massaro vazhdoi me WWE për 3 vjet, duke ndërprerë më pas lidhjet në vitin 2008./real-news.tv