fbpx

Tjetës sukses për Kosovën, Drita Krasniqi, E ARTË në Mastersin e Qingdaos

eliminohet-distria-krasniqi_2_hd-780x439.jpg

Me një super ippon në shënim të artë, Distria Krasniqi, ka mposhtur mongolezen Narantsetseg Ganbaatar, për të fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Qingdao të Kinës.

Krasniqi fitoi të artën në kategorinë -48 kilogramë, duke mposhtut katër kundërshtarefitore. Në Masters marrin pjesë 32 garuesit më të mirë në kategori.

Medalistja e bronztë e botës e mbylli këtë vit me medaljen e artë, si dhe me 1800 pikë të fituara për normën Olimpike Tokio 2020.

Xhudistja kosovare kaloi rrethin e parë pa luftë, më pas mposhti Katharina Menz të Gjermanisë, ndërsa në çerekfinale mundi Orgintsetseg Galbadrakh të Kazakistanit. Në gjysmëfinale kaloi pengesën Urantsetseg Munkhbat të Mongolisë.

Sot garoi edhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë, por u ndal në luftën e parë nga Jisu Kim e Koresë së Jugut.

Nesër garon Akil Gjakova në kategorinë -73 kilogramë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303