fbpx

Tmerr! 6 anëtarë të një familjeje jetojnë në kasollen e bagëtive

shpia-fllak.jpg

Gjashtë anëtarët të familjes Ibra në fshatin Fllak të Durrësit jetojnë në kasollen e bagëtive pas tërmetit të 26 nëntorit. Banesa e tyre është shpallur e pabanueshme ndërsa pak ditë pas tërmetit shkatërrues Bashkia e Durrësit i pajisi me një çadër verore e cila sot për shkak të kushteve të vështira të motit është krejtësisht e papërdorshme.

Për këtë arsye banorët kanë zgjedhur kasollen ku më parë mbanin bagëtitë. Nga pamjet e siguruara për Fax News nga gazetarja Albana Aliaj shihet qartë mjerimi në të cilin po jetojnë sot 6 anëtarë të një familjeje.
Rrobat të shpërndara, disa kolltuke të ëprshtatur për fjete dhe bashkëjetese me kafshët shtëpiake.
Ajo çka e bën dhe më të vështirë jetën e familjes Ibra është kujdesi në të tilla kushte për një nga anëtarët e saj, i cili është me aftësi të kushtëzuara.

Familjarët thonë se: “Situata është shumë e vështirë. Jetojmë në kushte ekstreme. Shtëpia është dëmtuar komplet dhe ka dalë e pabanueshme. Jemi me ilaçe e probleme shëndetësore. Jemi me tetraplegjik në shtëpi.”

Gjithashtu ata thanë se: “Bashkia nuk na ka dhënë bonus qeraje dhe jemi të detyruar të jetojmë në kasolle.” Kujtojmë që tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 viktima, shkatërroi qindra banesa dhe dëmtoi rëndë mijëra të tjera duke lënë pa strehë mijëra banorë në 3 qarqet që u dëmtuan më rëndë nga lëkundjet e shkallës 6.4 Rihter.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303