Avokati i njohur Idajet Beqiri ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook lidhur me vrasjen e shtetases ganeze nga i riu shqiptar. Beqiri e cilëson ngjarjen një tmerr i vërtetë dhe apelon: “Ku po shkojmë? Pse dhe si? Kush do të n’a udhëheq për të hartuar dhe zbatuar një strategji kombëtare të fortë për të stopuar këtë gjakderdhje masive që përjeton prej 30 vjetësh Shqipëria jonë…?!”.
Postimi i Idajet Beqirit
Tmerr i vërtetë.
Vjen vajza 25 vjeçare nga Parisi në Tiranë, vajza me shtetësi franceze dhe me origjinë nga Gana, dhe në kundërshtim flagrant me kodin moral, zakonor, tradicional, human, njerëzor dhe ligjor, theret me thikë në mënyrë mizore nga i riu nga Dibra, i cili nga sa kanë pasqyruar mediat, ka lindur në gjak, është rritur dhe edukuar me gjakë dhe e mbylli jetën e një vajze të mjerë dhe të tijën në gjak…!
Ku po shkojmë? Pse dhe si? Kush do të n’a udhëheq për të hartuar dhe zbatuar një strategji kombëtare të fortë për të stopuar këtë gjakderdhje masive që përjeton prej 30 vjetësh Shqipëria jonë…?!

