Tmerr në deltaplan! Niset në fluturim pa u lidhur (Video)

Një pushues vendosi të provonte për herë të parë që të lëshohej në qiell me deltaplan, por piloti harroi ta lidhë, duke i dhuruar kështu një nga përvojat më të tmerrshme të jetës.

Amerikani Chris Gursky shpërndau në internet videon ku shihet të fluturojë duke u mbajtur ku të mundej.

Pasi deltaplani u ngrit në ajër, turistit i mbeti vetëm të kapej me duar përgjatë gjithë fluturimit. Piloti u përpoq të ulej më herët, por ishte e pamundur.

Pas rënies, turisti they kyçin dhe u detyrua t’i nënshtrohet një operimi, si dhe kishte këputur muskujt e krahut teksa mbante gjithë peshën e trupit me njërën dorë.

Lër një koment