Tmerr në festival, demi i tërbuar i ngul brinjët dhe fluturon në ajër turistin

Një ngjarje e tmerrshme është regjistruar në një festival në Spanjë ku një dem ka torturuar dhe hedhur në ajer një turist francez, duke e shkelur më pas me këmbë.

Francezi ishte duke parë nga një stendë prej druri shfaqjen ndërsa një burrë me një shkop të gjatë provokoi demin e “tërbuar” gjatë festivalit ‘Bous al Carrer’ në qytetin Calpe, në rajonin e Valencias.

Mësohet se turisti shpëtoi pa lëndime serioze. Ai u dërgua në spital në qytetin e afërt të Denia, ku një mjek konfirmoi se nuk kishte thyer asnjë kockë

Zëdhënësi i festivalit tha se “Një plagosje tjetër u raportua në festival në të njëjtën ditë, por nuk u kap në kamera. Masat e sigurisë janë të mira dhe asnjë problem tjetër nuk është regjistruar.”, shtoi ai më tej.