Tmerr/ Serish vdekje nga aksidenti në rrugët shqiptare

Një tjetër aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një gruaje. Aksidenti me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në Kamëz, në rrugën “Demokracia”.

Mësohet se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur një grua 35 vjeçe, identiteti i të cilës ende nuk bëhet me dije. Policia ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.