‘Tokio 2020’, Olimpiada e njohjes së fytyrës

Screenshot_41-1.jpg

Procedura natyrisht nuk do të praktikohet te publiku por vetëm te pjesëmarrësit, stafi i ekipeve, përfaqësuesit e federatave, teknikët, në përgjithësi gjithë makina sportive dhe organizative

Komiteti organizator i Lojërave Olimpike Japoneze ka njoftuar se do të përdorë skanimin e fytyrës për të identifikuar mijëra atletë dhe stafin e tyre; menaxherë, delegatë, vullnetarë dhe teknikë që do të marin pjesë në Olimpiadën që do të zhvillohet në Tokio në vitin 2020.

Sipas “Japan Times”, duket se komiteti organizues po konsideron seriozisht shfrytëzimin e njohjes së fytyrës për të identifikuar njerëzit që do të hyjnë dhe dalin nga fshati olimpik, zyrat dhe strukturat e përfshira në lojëra. Bëhet fjalë për nje numër relativisht të lartë, deri 400 000 njerëz.

Procedura natyrisht nuk do të praktikohet te publiku por vetëm te pjesëmarrësit, stafi i ekipeve, përfaqësuesit e federatave, teknikët, në përgjithësi gjithë makina sportive dhe organizative.

Organizatorët janë në fakt të shqetësuar për vjedhjen e shënjave dedektive jo elektronike, gjë e cila mund të ndikojë në nivelin e sigurisë së lojrave që do të zhvillohen në muajt korrik-gusht të vitit 2020.

Ende nuk dihet se si do të jenë procedurat për ruajtjen e privatësisë si dhe nëse Komiteti Organizator i ka kompetencat për ta bërë të detyrueshëm skanimin e fytyrë

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303