fbpx

Top destinacionet 2019, Shqipëria sërish në listën e Lonely Planet

Screenshot_61.png

Blogu prestigjioz amerikan i udhëtimeve Lonely Planet ka publikuar listën e përvitshme të 10 destinacioneve në mbarë globin që ia vlen t’i vizitoni gjatë vitit 2019.

Midis destinacioneve të njohura nëpër botë Lonely ka publikuar sërish Shqipërinë në listen e vendeve që duhen vizituar ne 2019

Ai ka përmendur në blogun e tij qytetet e Shqipërisë, malet si dhe bregdetin e mrekullueshëm të vendit tonë

Vendet më të bukura për tu vizituar ka përmendur qytete historike si Shkodra, Berati, Gjirokastra

Vendet me turizëm malor si: Thethi ,Tropojë ,Valbona

Si dhe plazhet e bukura te Ksamilit Himarës dhe Dhërmiut

 “Shqipëria ka qenë kufiri i fundit i Europës për një kohë të gjatë. Një xhep plot vlerë që fshehet përpara syve, me disa plazhe të mrekullueshme dhe histori unike, duke mos patur turmat e Malit të Zi apo Greqisë. Ushqimet e vendit me shije unike ofrojnë konsum të veçantë. Megjithëse parqet arkeologjike si Apollonia dhe Butrinti janë unike, përzierja me ndikimet ballkanase dhe italiane nuk janë sekret. Shqipëria mbetet një destinacion ku mund të ecni në mes të peizazhit të bukur malor, të qëndroni në fshatra të vegjël e të përjetshëm apo të eksploroni kryeqytetin e zhurmshëm Tiranën, pak a shumë si në gjithë Europën”, shkruhet në artikullin e Lonely Planet.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *