Topalli “shuplakë” Bashës/ “Një demokrat nuk djeg as mandate as shkolla”

Ish kryetarja e Parlamentit, jozefina Topalli në një postim në rrjetet sociale ka reaguar për incidentin në Shkodër. Topalli shkruan se djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës dhe sipas saj një demokrat nuk djeg as mandate dhe as shkolla.

Ish kryeparlamentarja thekson se nuk largohet Edi Rama duke refuzuar vlerat e demokracisë.

“Djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës. E kundërta eshte historia e ketij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurre ne 3 dekada. Nje demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Nje democrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet. Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat. Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e demokracise. Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu. Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat”,-shkruan Topalli