Topi i Artë 2019 / “France Football” publikon emrat e finalistëve

100-1.jpg

Revista e mirënjohur franceze “France Football” ka nisur sonte me publikimin e listës prej 30 futbollistësh, që do të jenë edhe finalistët e garës për çmimin më prestigjoz individual në futboll, Topin e Artë 2019.

Sezonin e kaluar fitues i këtij çmimi ishte kroati Luka Modriç, që përveç Ligës së Kampionëve me Realin, arriti të shpallet edhe nënkampion bote me Kroacinë në “Rusi 2018”, ndërsa këtë sezon favoritët janë të zakonshmit Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, si dhe mbrojtësi i Liverpoolit Virgil Van Dijk.

Çmimi prestigjoz do të jepet mbrëmjen e 2 dhjetorit në një ceremoni gala që do të mbahet në Paris, ndërsa votimi për garën bëhet nga 180 gazetarë nga vende të ndryshme të botës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303