fbpx

“Topi i Artë për Messin? Një padrejtësi, CR7 është më i miri!”

3R7VLVDMRJH5ZIQS2A24RNEZRA.jpg

Në cermoninë gala të organizuar nga gazeta italiane Tuttosport në Torino, ku talentit të Atletico Madrid Joao Felix iu dorëzua çmimi Golden Boy, Jorge Mendes i cili është menaxheri i Joao Felix por edhe i Cristiano Ronaldos, foli edhe njëherë për Topin e Artë duke shpërthyer kundër vendimit për t’ia akorduar atë Lionel Messit.

”Cristiano Ronaldo është më i miri i historisë së futbollit, ai e ka transformuar futbollin botëror, Portugalinë por edhe Realin e Madridit. Nuk është e drejtë ta krahasosh me askënd. Topi i Artë për Messin? Për mua është një padrejtësi. Nëse Ronaldo do të vazhdonte të luante me Realin do ta kishte fituar trofeun”, fjalë këto të Jorge Mendes të cilat pritet të krijojnë shumë polemika.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303