fbpx

‘Tournee festivals’ bën bashkë Shqipërinë, Italinë dhe Malin e Zi

toure.jpg

Nga 18 shtator deri në 26 shtator, kultura do të jetë në qendër të aktiviteteve të një projekti të përbashkët mes Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi, (konkretisht bashkitë Tiranë e Fier) me qëllim shkëmbimin e kulturave dhe integrimin sa më të mirë te këtyre vendeve nëpërmjet artit.

Gjithçka është një punë e përbashkët e ekspertëve të të tre vendeve që pas takimeve kanë konkluduar në një axhendë aktivitetesh të cilat nuk kanë si qëllim vetëm shtimin e larmisë së eventeve letrare, por edhe njohjen e popujve me kulturave të vendeve fqinje dhe mike.

Priten që në Tiranë të zhvillohen aktivitete teatrore dhe muzikore në sallën e teatrit “Metropol”, në sallën e katedrales së “Shën Palit” dhe në sallën e liceut artistik “Jordan Misja”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303