fbpx

‘Toyota Yaris’/ Balla, Bashës: Je Don Kishoti që mori në qafë PD-në

balla-basha.jpg

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pak çaste më parë në rrjetin social ‘Facebook’ në lidhje me dosjen ‘Toyota Yaris’.

Ai shkruan se Basha është Don Kishoti i Partisë Demokratike.

‘Don Kishotit që mori në qafë Partinë Demokratike, e që sot për turp gënjeu e shpifi përsëri, kujtesë të paguajë gjobën’, shkruan Balla në Facebook.

Sot, kryedemokrati ishte i pranishëm te Krimet e Rënda, ku u mor në pyetje nga prokurorët belgë lidhur me 3.4 milionë eurot e gjetura në makinën pa targa ‘Toyota Yaris’ e ardhur nga Belgjika.

Më tej, Basha tha se Taulant Balla duhet të ishte në burg për pastrim parash. /real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303