‘Toyota Yaris’, Basha përmend dy deputetë të tjerë socialistë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në prokurori për tu pyetur në lidhje me padinë e ngritur ndaj tij nga deputeti i PS-së, Taulant Balla, të cilin e ka akuzuar si “garantin” e atyre parave që po pastroheshin.

Në një prononcim për mediat pasi doli nga institucioni i akuzës Basha ka përmendur emrat e dy deputetëve të tjerë të mazhorancës që sipas tij janë të përfshirë në aferën e 3.4 milionë eurove në “Toyota Yaris”, konkretisht, të Ulsi Manjës dhe të Jurgis Çyrbes.

“Denoncimet e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në trafikun e parave të pista të krimit janë të vërteta. Sot dua të them se në këtë aferë janë përfshirë edhe dy deputetë të tjerë të PS: Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja”, tha ndër të tjera Lideri i opozitës, Basha.

Lër një koment